Tiranë, pranga shtetasit sirian që falsifikonte dokumentat

 

Një shtetas sirian është arrestuar nga Policia për “falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Në mbrëmjen e së martës, në Rinas, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari Muhammed Aldughll, lindur në Damask. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se ky shtetas ka ardhur në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm dhe ka udhëtuar me linjë ajrore, ku si dokumenta udhëtimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete dhe datëlindje në emër të një shtetasi tjetër sirian. Nga ekzaminimi paraprak në aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë e falsifikuar.  Më pas, gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur në bagazhet e tij një kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane dhe një pasaporte turke, ku në brendësi të pasaportës kishte një vizë angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?