Tiranë, Rama poston foto me Erdogan e Ismail Qemalin: Turqia do ndërtojë Parlamentin e ri

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje në facebook informoi se është rënë dakord që Turqia të financojë ndërtimin e sallës së re të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu Rama tha se është rënë dakord dhe financimi i 25 shtëpive monument kulture në Gjirokastër, si edhe u diskutua mbi ecurinë e projekteve në fushën e zhvillimit rural, sigurisë, shëndetësisë, arsimit e kulturës.

Rama sqaron se në gjysmën e dytë të vitit 2015 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do t’u çelë rrugën këtyre projekteve që janë drejt finalizimit.

Lajmin Rama shoqëroi me një foto ky në sfond është fotoja e Ismail Qemalit themeluesit të pavarësisë së Shqipërisë nga pushtimi 500 vjeçar otoman

SHKARKO APP