Tiranë/ Rruga e “Shkretëve” në Shkozë e degraduar, banorët: Jemi ankuar në bashki, askush s’ka marrë masa

Kjo është rruga e “Shkretëve” në Shkozë shumë pranë kryeqytetit, një rrugë që prej 20 vitesh nuk ka marrë asnjë investim nga pushteti vendor.

Një gjë të tillë e pranojnë edhe banorët e zonës të cilët përballen çdo ditë me këtë aks tejet të vështirë për të kaluar.

Premtime kanë marrë, por vetëm në kohë zgjedhjesh.

Sa herë që ka zgjedhje premtojnë që do ta bëjnë, por s’e bën njeri. S’është vënë dorë asnjëherë, vetëm çfarë ka rregulluar lagjia. Sa më lart të shkosh aq më keq. Ne e kemi rregulluar vetë. I vendosëm çakull prej fëmijëve, sepse u bë e pakalueshme me baltë dhe ujë. S’duan të dëgjojnë, jo se nuk e dinë. Kjo nuk është e drejtë kur paguajmë taksat. Shumë të vështirë e kemi, sidmos në dimër është katastrofë”, shprehen banorët për Ora News.

Problemi më i madh qëndron se tek fëmijët, të cilët jo vetëm rrugë që nuk kanë, por nuk kanë as dhe një park për të luajtur.

Kur eci më bëhen atletet me baltë. Kam qef të kem një park lojërash afër shtëpisë time që të luaj”, shprehet të fëmijë që banon në këtë zonë.

Kryeplaku i lagjes anëtar i PS thotë se nëse nuk do të merren masa për shtrimin e rrugës nuk do të votojnë.

Të vijë deputeti i zonës dhe kryetari i bashkisë Erion veliaj, që të bëjmë një mbledhje për rrugën. Duhet të dinë se nëse nuk do të vijnë, ne nuk do të votojmë”, shprehet ai.

Në këtë lagje jetojnë rreth 500 familje që prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Është gati 2 km rrugë që vështirson jo vetëm jetën e banorëve të zonës por dhe të automjeteve që shkatërrohen sa herë që kalojnë në këtë aks. /Ora News

Rruga e “Shkretëve” në Shkozë e degraduar, banorët: Jemi ankuar në bashki, askush s’ka marrë masa

SHKARKO APP