Tiranë: Sërish punohet në “Rrugën e Durrësit” i hoqën korsitë e biçikletave dy muaj pas investimit

Ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.
Kohë më parë bashkia e Tiranës i dedikoi dy korsi biçikletash por dy muaj pas bërjes së investimit projekti ndryshoi.
Askush nuk mban përgjegësi për financimin e zhdukur.

Në shtator 2020 kryebashkiaku inspektoi punimet duke u shprehur se “Rruga e Durrësit” e cila do të shërbejë si porta hyrëse për në Tiranë do të hapet shumë shpejt por pa dhënë një datë të saktë.

Kur do përfundojnë punimet nuk dihet. Në zonë nuk ka asnjë tabelë informuese. /Ora News

Tirane: Sërish punohet në “Rrugën e Durrësit” i heqin korsitë e biçikletave dy muaj pas investimit

SHKARKO APP