Tiranë – Shpëton i mituri, ngatërroi shishen e ujit me helmin

Një 14-vjecar në Babrru të Tiranës është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pirë ilaç helmues. Sipas policisë, 14-vjecari me inicialet A.I ka ngatërruar shishen e ujit me ilaç helmues. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 06.05.2018, në Bathore, në banesë, shtetasi i mitur A.I, vjeç 14, aksidentalisht ka pirë ilaç helmues nga një shishe duke e ngatërruar me ujë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?