Tiranë, vdes 48 vjeçari nga gripi i derrit

Një 48 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë si pasojë e grupit AH1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.

Burime nga Spitali i Sanatoriumit thonë se viktima ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjenden e tij.

48 vjeçari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm ndërkohë ka qenë i shtruar në spital që të mërkurën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima kishte ardhur nga Elbasani së bashku me dy persona të tjerë të dyshuar se janë prekur nga gripi i derri

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy persona të tjerë nga Elbasani të dyshuar me grip derri dhe që ndodhen në Sanatorium janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tiranë, pritet që Instituti i Shëndetit Publik të japë ditën e hënë të dhëna se në çfarë shkalle ishte sëmundja e viktimës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?