Tiranë, ‘vjehrri’ plagos me armë bashkëjetuesin e vajzës

Rreth orës 18:30, në zonën e Linzës, në afërsi të “Thesarit”, në banesën e tij është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 33 vjeç, i cili u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur edhe kapjen e autorit të dyshuar për këtë vepër penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dytë.

Është kapur pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar, shtetasi Besim Lata dhe u shpall në kërkim B. L. Dyshohet se konflikti ka shkak mosmarrëveshjen për bashkëjetesën midis vajzës së autorit me të dëmtuarin.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet.

SHKARKO APP