Tirona, Partizani dhe Dinamo në superiore, Erion Veliaj: Më në fund kohët e arta të kryeqytetit, ofrojmë premio për fituesin

Dinamo siguroi dje kthimin në Superligën e futbollit shqiptar pas nëntë vitesh mungesë. Në lidhje me këtë arritje ka reaguar edhe kreu i Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj ka treguar se më në fund kanë ardhur kohë të arta për kryeqytetin shqiptar, që do ketë tanimë tre skuadrat emblemë për 12 derbi në total gjatë sezonit që vjen.
“Më në fund kohët e arta të kryeqytetit – Tirona, Partizani dhe Dinamo – të treja në superiore. Fitoftë skuadra më e mirë, për sa kohë trofeu mbetet në Tiranë. Bashkia Tiranë do ofrojë si çdo vit premium për fituesin”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?