Tjetër aksident i frikshëm! Dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan mbrëmjen e sotme. Dyshohet se ka disa të plagosur rëndë dhe një viktimë. Ne aksident është përfshirë një autoveturë dhe një trailer.
Si rezultat i përplasjes mes tyre autovetura ka dalë jashtë rruge dhe është shkatërruar. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve prej 15 minutash.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për disiplinimin e qarkullimit dhe hapjen e rrugës me një korsi.
Ndërkohë ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

