Tjetër aksident në rrugët shqiptare, plagosen rëndë tre persona në aksin Fushë Krujë-Ishëm

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët shqiptare.

Mësohet se dy makina të tipit “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Ishëm.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Lezhë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?