Tjetër avion me drogë! Basha: Ç’do thotë Tahiri?

Policia e Torinos në Itali thotë se ka arrestuar një bandë të trafikut ndërkombëtar mtë drogës, e cila transportonte drogë me një avion të lehtë nga Shqipëria drejt Italisë.

Avioni është sekuestruar.

Ai ishte modifikuar për të mbajtur ngarkesat.

Sipas AdnKronos, avioni u lejonte trafikantëve të shmangnin kontrollet kufitare.

Mësohet se është sekuestruar rreth 80 kg hashash.

Katër janë personat e arrestuar, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

“Tjetër avion me drogë nga Shqipëria u kap sot në Itali. Çfarë do të thonë sot ministri i drogës dhe shefi i tij?” shkroi Basha.

SHKARKO APP