Tjetër bashki ku priten përplasje, punonjësit ngrihen në protestë
Punonjësit dhe militantët e Bashkise Mat, janë mbledhur para Bashkisë Mat për të protestuar kundër zgjedhjeve të 30 Qershorit, pasi sot bëhet konsituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe Betimi i Kryetarit Z. Agron Malaj.
Prej 4 vitesh kjo Bashki është udhehequr nga Kryetari Nezir Rizvani i Partisë Demokratike. Në mbeshtetje të protestuesve Matjane është dhe Koordinatori i PD për Qarkun Diber Z. Enkelejd Alibeaj.
“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka vjedhur zgjedhjet dhe bashkitë. Jemi këtu për të treguar që ky popull refuzoi Ramën.”- u shpreh Alibeaj nga Mati.