Tjetër deputet pro Berishës, Çollaku: Nëse fiton në Apel jam me të
Më 3 nëntor, Gjykata e Apelit do të japë vendimin final se kujt i takon që të drejtojë PD-në, Berisha apo Alibeaj. Pas deputetit Korreshi i cili tha sot se nëse gjykata zgjedh Berishën, ai bëhem me të, një tjetër deputet pjesë e grupit të Alibeajt, thotë se do të mbështesë Berishën. Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se ”jemi në pritje të një verdikti përfundimtar, që sido që ta japi, gjithsesi do të japë një zgjidhje, jo bashkimi, por rrugën ku duhet ecur drejt bashkimit. Dhe çfarëdo verdikti të japë, duhet të jetë rruga ku duhet të nisë një punë intensive për ta bashkuar PD, një force politike 32-vjeçare që nuk meriton këto situata degraduese që kemi parë gjatë këtij viti”,-tha për ”Report TV”.
Ka një thirrje nga Berisha për bashkim, si e shihni këtë thirrje është e sinqertë ajo, dhe a duhet të ngrihet një grup negociator mes dy palëve?
Ne duhet që në betejën parlamentare nuk kemi pse të mos i bashkojmë energjitë, sa i përket thirrjes për tu bashkuar për reformën territoriale. Sa i përket bashkimit të strukturave, nuk mund të thonë me formulën ‘hajdeni pas meje’. Këto thirrjet hajdeni pas meje se është dera hapur por këtu bëhet siç thotë njëri apo tjetri, kjo nuk është formulë bashkimi. Dhe siç e thashë ne dështuam që këtë bashkim ta zgjidhnim me formën e kuvendeve brenda shtëpisë.
Çështja vajti në gjykatë, le të presim. Sigurisht që gjykata nuk bashkon, por tregon rrugën. Sa më përket mua, dhe po e them në mënyrë shume të hapur, nëse gjykata njeh zyrtar statutin dhe forumet e Rithemelimit, sigurisht pavarësisht bindjeve që PD e ka jetike marrëdhënien me SHBA dhe për këtë fati i asnjë individi nuk duhet të fuse në konflikt SHBA me PD, por unë nuk shkoj me asnjë sigël tjetër që nuk është e PD. Nëse ata do të njihen ajo do jetë PD.
Pyetja që unë bej, në rast se vendimi i gjykatës do të jetë në favorin tonë, a do të na bashkohen ata që të vazhdojmë një proces rivitaliteti, rikorrigjimi te vetvetes? Unë nuk shkoj në asnjë sigël tjetër, do të rri në PD. Por pyetja është do e bëjnë këtë gjë kolegët e grupit tjetër apo do të krijojnë sigla të tjera e do ti shërbejnë partive të tjera? Kjo është pyetja.