Tjetër disfatë, Belind Këlliçi humbet edhe në lagjen e tij në rr. “Myslym Shyri”, ku edhe votoi

Belind Këlliçi ka pësuar një nga humbjet më të thella të opozitës në histori në Tiranë. Sipas tabelës zyrtare të KQZ për rezultatet, Belind Këlliçi ka humbur edhe në lagjen e tij, në rrugën “Myslym Shyri”, ku edhe votoi bashkë me prinderit dhe vëllain.

Në këtë qendër votimi Veliaj ka marrë 109 vota, ndërkohë Belind Këlliçi nuk ka mundur dot të marrë më shumë se 83 vota.

Gjatë fushatës, Këlliçi deklaroi se do të hiqte korsitë e biçikletave të vendosura nga Bashkia e Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”, por me sa duket vota kundër në 14 maj ka qenë edhe votë kundër këtij propozimit nga qytetarët dhe bizneset e shumta në këtë zonë, të cilar kanë shprehur sërish mbështetjen për Veliajn dhe investimet e tij në këtë njësi.

Në gjithë Tiranën, deri më tani Veliaj është me 45 mijë vota diferencë me Belind Këlliçin dhe ky rezultat pritet të thellohet edhe më shumë kur ka ende 200 kuti pa u numëruar.

SHKARKO APP