Tjetër efektiv i Policisë i prekur nga Covid-19

Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vetëm 6 raste të reja me Covid-19. Por nga ana tjetër mësohet se një rast i ri konfirmohet me koronavirusi në qarkun e Korçës. Burime për A2 bëjnë me dije se personi i prekur me Covid-19 është një punonjës policie. Pasi bëri testimin me tampon, rezultatet e tij konfirmuan se efektivi i drejtorisë së kufirit është i prekur me virusin e ri. Punonjësi i Policisë dyshohet të jetë infektuar nga kolegu i tij, i cili u raportua me koronavirus 6 ditë më parë. Momentalisht janë dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të policisë së Korçës.

SHKARKO APP