Tjetër i mbytur në brigjet shqiptare, 62-vjeçari gjendet pa shenja jete në Spille
Një tjetër i mbytur është gjetur këtë të hënë në brigjet shqiptare. 62-vjeçari A.S, u gjet në brigjet e plazhit të Spillesë në Kavajë.
Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ai u mbyt aksidentalisht.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.