Tjetër incident në çerdhe, 4-vjeçarja dërgohet në spital

Një tjetër incident është regjistruar këtë të enjte në çerdhe, këtë herë në Krujë. Një 4-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuentonte.

E mitura është dëmtuar në dorë dhe kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë shoqëruar për mjekim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP