Tjetër këmbësor ndërron jetë, aksident tragjik në Gjirokastër
Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (5 janar) rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Humelic. Policia sqaron se “këmbësori është aksidentuar nga një autobus, i cili drejtohej nga një 45-vjeçar me iniciale L.R”. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale.