Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.

Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës rihter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?