Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, gjendet i vdekur 44-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës ditën e sotme. Burimet raportojnë për një 44-vjeçar që ka ndërruar jetë.

44-vjeçari është gjetur i pajetë në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

Burime nga policia bëjnë me dije se në lagjen nr. 18 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi E. V., 44 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?