Tjetër protestë në emër të Klodian Rashës, çfarë pritet sot
Një tjetër protestë është njoftur se do të mbahet sot, në emër të të ndierit Klodian Rasha.
Nën moton ”Drejtësi për Klodianin”, gjatë pasdites së sotme në orën 18:00 është bërë thirrja për protestë në qendrat e të gjitha qyteteve të vendit.
Pavarësisht dhunës, arrestimeve dhe plagosjes, qytetarët do vijojnë të mblidhen para kryeministrisë dhe shesheve të qyteteve ku ndodhen për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dje dorëheqjen ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi falje, duke u shprehur se do vihet drejtësi.