Tjetër tentativë për vetëvrasje në burg, i dënuari vjedh bisturinë e mjekut

Një tjetër ngjarje është shënuar në burgjet e vendit. Amarildo Ajdini i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, në orët e para të mëngjesit të sotëm përfundoi në spital. Mësohet se kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh.

Para se të rikthehej në qeli, ai vodhi nga dhoma e mjekut një bisturi të cilën gjatë kontrollit të ushtruar, gardianët e gjetën të fshehur mes rrobave të tij.

“Në IEVP Korçë ndaj të paraburgosurit Amarildo Hajdini është përpiluar raport incidenti si dhe është shoqëruar për në veçim për arsye se: Me datë 12.05.2022 rreth orës 01:10 kur është kthyer nga Spitali Rajonal Korçë, gjate kontrollit kur i paraburgosuri do behej hyrje ne IEVP Koçe, ju gjete në xhep një mjet prerës (tip bisturie) rreth 5 cm i gjatë. Në drejtim të të paraburgosurit u kryen veprimet procedurale dhe materialet ju kaluan për veprime të mëtejshme SHKBB”, thuhet në njoftimin e burgut të Korçës.

Kohëve të fundit, situata në burgje dhe më së shumti në komisariate është tragjike, pasi janë shënuar dy humbje jete. I riu Elvi Meta u vetëvra në komisariatin e Kavajës pak ditë më parë, edhe pse familja hedh akuza ndaj policisë. Rasti i pari ndodhi në Kamëz, ku i arrestuari humbi jetën pasi i vuri zjarrin dhomës.

SHKARKO APP