Tjetër tërheqje, Ardit Cikuli është kandidat i PD-së për Sarandën
Si në Tiranë, edhe në Sarandë një kandidat është tërhequr nga balotazhi. Ilir Nikolla, kandidati që do të dilte në balotazhin e 11 dhjetorit me Ardit Cikulin, hoqi dorë nga gara duke i hapur rrugë kandidatit kundërshtarë për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Në një deklaratë të përbashkët, Ardit Cikuli i premtoi të tërhequrit nga gara, se do të emërohet nënkryetar bashkie nëse ai shpallet fitues në zgjedhjet e 14 majit 2023.
“Ashtu si i madhi Skënderbe na ka përçuar një mesazh shumë të vyer prej shekujsh që: ‘Bashkimi bën fuqinë’, ashtu si atëherë, ashtu veprojmë edhe ne sot. Iliri si njeriu i dytë më i votuar nga ju të nderuar demokratë, nesër do të jetë bashkëpunëtori më i mirë. Do të jetë nënkryetari i Bashkisë Sarandë. Të gjithë bashkë do ia dalim. Do ia dalim të gjithë ne! Do ia dalim që fëmijët tanë, ta shikojnë Sarandën si një alternativë për të jetuar, dhe jo të emigrojnë. Mirë u takofshim për në betejën e 14 majit 2023”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

