Tjetër tërmet i fuqishëm godet Tiranën

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur vendin tonë, ndërsa lëkundjet vazhdojnë. Tërmeti i radhës me magnitudë 4.8, u regjistrua 13:24 minuta, i shoqëruar me të tjera lëkundje më të vogla. Tërmeti ka një thellësi prej 10 km dhe është regjistruar rreth 30 km larg Tiranës.

Mbi 40 tërmete janë regjistruar gjatë ditës së sotme dhe nuk dihet edhe se sa tërmete të tjera do të ndodhin.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 të shkallës Righter ka tronditur Tiranën në orën 11:00. Tronditja është ndier dhe ka zgjatur për disa sekonda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmetet kanë shkaktuar çarjes të dhjetëra banesave në vend, ndërsa nuk janë përllogaritur ende dëmet e plota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?