Tjetër vdekje mes bluzave të bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut në Gramsh

Një tjetër mjek humb jetën si pasojë e Covid-19.

Mjeku i Spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një betejë me Covid-19 që fatkeqësisht nuk ia ka dalë ta fitojë.

Kolegët nëpërmjet një reagimi kanë shprehur ngushëllimet, duke mos lënë pa përmendur sakrificat  dhe kontributet e dhëna në çdo situatë të vështirë.

Reagimi i plotë:

Te nderuar qytetar!

Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.

Faleminderit per gjithçka!

U prefsh ne paqe!

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 19 vdekje dhe 1071 raste të reja.

SHKARKO APP