Tjetër vrasje sonte në Veri

 

 

Ish efektivi i policise rrugore, me inicialet Dritan Lorenci ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në rrugën Shkodër –Lezhë. Mësohet se ai është ndalur në pritë nga persona të paidentifikuar dhe më pas është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Mabe”. Ish polici udhëtonte me një makinë tip Lançia ngjyrë blu me targa AA479KJ. Nga breshëritë e armëve njoftohet se ai ka mbetur i vdekur

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Dhe nga hetimet del se duke se mund te jete vrare per hakmarrje.

Dritan Lorenci quhet personi që u vra sot në mbrëmje, ndërsa udhëtonte me makinë, në aksin Lezhë-Shkodër. Ish polici i rrugores ka qenë i dyshuar për një vrasje disa vite më parë, por është shpallur i pafajshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 tetor të vitit 2011, kur brenda në Gjykatën e Lezhës u vra një person dhe u plagos një tjetër.

Dritan Lorenci u akuzua atëherë për vrasjen, së bashku me një person tjetër, të quajtur Alban Dede.Në foto, salla e gjyqit, ku ndodhi vrasja në shtator të 2011.

Prokuroria i akuzoi të dy për vrasjen e shtetasit Endri Betaj dhe plagosjen e një personi tjetër

SHKARKO APP