Tjetërsim pronash, shoqërohet në polici kryetari i bashkisë së Lezhës
Shoqërohet në polici kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në Bashkinë e Lezhës dhe ndaj tij rëndon akuza “shpërdorim detyre”.
Kryebashkiaku demokrat është vënë në pranga pak çaste më parë në zyrën e tij. Po ashtu bëhet me dije se u ndalua edhe nënkryetari i bashkisë.
Gjithashtu, raportohet se policia ka ndaluar 24 zyrtarë. Të gjithë këta zyrtarë janë ndaluar për të njëjtën akuzë, atë të tjetërsimit të pronave.
Sipas raportimeve bëhet me dije se kemi të bëjmë me skemë abuzimi duke tjetërsuar troje në bregdet, e njëjta skemë e përdorur si ajo në Kavajë. Nuk dihet roli që ka apsur kryebashkiaku në këtë aferë.
KOHA JONË SONDAZH

