Tjetërsim pronave publike – Zgjerohet koncepti i privatizimit

Koncepti i privatizimit të pronave të institucioneve shtetërore do të zgjerohet, duke u lejuar autoriteteve private që të të mund ta tjetërsojnë pronën.  Ndryshimi në aktin normativ është diskutuar  dhe miratuar në Komisionin për Çështjet Ligjore.

Sipas relacionit shpjegues të draftit, kjo më merr shkas nga vullneti i mirë për të adresuar disa problematika që ndeshen aktualisht, ku në mjaft raste ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme toke pronë private të cilat janë të përfshira në planet e miratuara të zhvillimit urban nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, por rrethojnë, prekin ose janë menjëherë në kufi me copëza/sipërfaqe relativisht të vogla toke në pronësi të qeverisjes qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në praktikë këto rrethana sjellin probleme për investitorët që përkthehen me pengesa në kryerjen e disa investimeve të rëndësishme në vend, si dhe sjellin si rezultat moszbatimin e planeve vendore të miratuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?