Tjetërsimi i pronave në Himarë, Artan Lame: Prokuroria po i shkon me themel çështjes

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame thotë se prokuroria po i shkon në themel çështjes së tjetërsimit të pronave në Himarë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Lame u shpreh se do të kapen të gjitha ata të cilët kanë falsifikuar fokumentet.

Sipas tij, kjo qasje ndryshe e hetimit të Prokurorisë Vlorë në lidhje me hetimet, i jep shpresë që kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund.

“Ajo që është ndryshe kësaj radhe, është që prokuroria po shkon në themel të procesit dhe nga fundi do t’i kapë të gjithë me radhë deri në majë. Ata që kanë cënuar situatën, janë ata që kanë falsifikuar dokumetat. Prokuroria i ka vajtur në themel, nuk ka kapur vetëm majën e ajsbergut. Nga kjo pikëpamje, e shoh ndryshe dhe kjo më jep shpresë që do i shkohet deri në fund”, theksoi ai.

SHKARKO APP