Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia e Lezhës dështon në arrestimin e të dënuarve
Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve është dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.
Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve.
I vetmi person që ndodhet në qeli është veç ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.
Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.