Tjetërsimi i tokave në Lezhë, arrestohet një prej të kërkuarve

Kapet dhe ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ranishtja 4”. Në vijim të këtij operacioni, ku u arrestuan 12 zyrtarë dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim nga Policia e Lezhës.

Në pranga është vënë Nikoll Tinaj, 58-vjeç, banues në Ishull Shëngjin të Lezhës. Ky shtetas akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara, shpjegoi në 16 mars se personat e arrestuar dhe ata në kërkim, “në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?