Tjetërsuan pronën, procedim penal topografit dhe juristit të hipotekës në Elbasan

Zyrtarë që paguhen nga shteti për të vendosur rregull mbi pronat, por që bëjnë të kundërtën duke ia kaluar pronën përmes falsifikimit për qëllime përfitime një tjetri, po çudisin gjithnjë e më shumë opinionin publik, mes të cilëve, nga ana tjetër shumë njerëz të ndershëm ankohen se nuk kanë pasur mundësi të punësohen në administratë.  

Një topograf pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan është proceduar penalisht pasi akuzohet se kishte falsifikuar dokumentat, duke ndryshuar një pjesë të pasurisë që ishte në pronësi të shtetasit me iniciale J.T, banues në Elbasan.

Po ashtu policia njoftoi se është proceduar penalisht edhe shtetasi me iniciale  E.GJ., pasi duke qenë me profesion jurist në zyrën e ZVRPP-së së Elbasanit, ka shpërdoruar detyrën duke mos kaluar pronën në emër të djalit të  shtetasit J.T., që dispononte këtë pasuri të paluajtshme.

SHKARKO APP