Tmerr e panik në gjykatën greke, shqiptari tenton të vrasë dhe merr peng 13 persona
Zbulohet emri i shqiptarit që shkaktoi tmerr e panik në gjykatën greke një ditë më parë, ku i rrëmbeu armën polices që ishte pranë tij, e asaj i ra të fikët pasi në sallë kishte djalin e saj 5 vjec.
Shqiptari kërcënoi me vdekje në sallën e gjyqit atë që e kishte paditur.
Në seancë gjykohej padia e familjes se greke, shefe kuzhinë e mirënjohur nga televizionet greke, Maria Panagaku, për intrige, keqpërdorim të emrit dhe mashtrim.
Ishte shqiptari Dritan Mullahu, i cili mori pistoletën e cila kishte 3 fishekë dhe ia vendosi në kokë djalit të Panagaku duke e kërcënuar me vdekje.
Policja tentoi ta ndalonte, por shqiptari tentoi të vriste.
Deshmitaret thane se shqiptari shtiu me arme, por ajo nuk shkrepi per fat te mire.
Me pas mesohet se Dritani mori peng të 13 të pranishmit ne salle. U desh nderhyrja e policise qe episodi i frikshem te merrte fund.
Mullahu, i liruar pak kohë më parë nga burgu ku kryente dënimin për rrëmbim të miturish dhe trafik emigrantesh të paligjshëm, kishte shprehur hapur urrejtjen ndaj familjes greke Panagaku, të cilët i akuzonte për divorcin me gruan.
Bashkëshortja shqiptare e 41-vjeçarit ka gjetur punë e strehë në shtëpinë e Panagakut, pasi dhunohej vazhdimisht nga Mullahu. 41-vjeçari u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim, vjedhje, shkeljen e ligjit të armeve dhe të ndërprerjes së procesit gjyqësor në seancë.
KOHA JONË SONDAZH

