Tmerr në mes të ditës në Tiranë, një person i armatosur grabit paratë në institucionin financiar. Reagon Policia
Është grabitur një pikë e kredidhënie në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa mësohet se një person i armatosur me pistoletë ka kërcënuar punonjësit dhe është larguar duke marrë të gjitha paratë e ndodhura.
Ngjarja ka ndodhur pas qendrës tregtare ‘’Ring Center’’. Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Ndërkohë, policia njofton:
Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit