Tmerri amerikan, uragani Milton drejt Floridës. Kushdo që nuk evakuohet nga zonat e ulëta, do të vdesë

Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe regjistruar në oqeanin Atlantik që po i drejtohet bregut perëndimor të Floridës, duke kërcënuar jetë njerëzish e të zhysë nën ujë zonat e ulëta.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve Miltoni ka lëvizur drejt verilindjes përgjatë Gjirit të Meksikës dhe pritet që të arrijë në tokë rreth Gjirit të Tampës në Florida, të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes.

Prej mëngjesit të së mërkurës, Milton ka lëvizur shoqëruar nga erëra me shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej rreth 249 km/h.

Pse është aq i fuqishëm Milton?

Ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Gjirin e Meksikës këtë vit kanë nxitur rritjen e shpejtë të Miltonit. Ujërat në sipërfaqen e oqeanit kanë arritur temperatura rekord prej rreth 32 gradë Celsius gjatë dy sezoneve të fundit verore, sipas Administratës Kombëtare mbi Oqeanet dhe Atmosferën.

SHKARKO APP