“Tmerri” i biçikletave, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë. Shihni si vidhte (Video)

Policia e Shtetit ka arrestuar një hajdut biçikletash në kryeqytet. Ai është një 35- vjeçar me inicialet E. T. banues në Tiranë, ndërsa nga hetimet janë zbardhur edhe disa vjedhje të tjera. I riu ishte kthyer në makthin e biçikletave, por falë sinjalizimit të qytetarëve dhe kamerave të sigurisë, të cilat policia i ka publikuar, 35-vjeçari është identifikuar dhe arrestuar.

Vjedhjet e dokumentuara

Më datën 03.02.2020, rreth orës 11.00, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J.P.

Me datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K.Gj.

Me datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.Q.

Më datë 28.01.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.Z.

Bëri 'kërdinë' duke vjedhur biçikleta, arrestohet autori, u fiksua nga kamerat e sigurisë

SHKARKO APP