Tmerri nga OFL/Qytetarët me vrap tek avokatët: Prekem unë?
OFL dhe debati publik që ngjalli ”Anti-KÇK-ja”, ka vënë në siklet edhe qytetarë që nuk kanë, apo nuk kanë pasur lidhje me krimin e organizuar. Disa prej tyre kanë trokitur në zyrat e avokatisë, për t’u këshilluar nëse preken. ”Njerëzit janë të paqartë për mënyrën e shtrirjes së kësaj dispozite ligjore”, thotë avokati Indrit Sefa. ”Frika është e madhe, njerëzit që mendojnë se mund të jenë subjekt i saj në lidhje me financat vijnë dhe konsultohen”. Këshillim juridik iu është nevojitur edhe atyre që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë. Avokati Saimir Vishaj e shikon të vështirë zbatimin e aktit normativ, për rastet e personave pasuritë e të cilëve kanë kaluar në filtrin e ligjit ”Antimafia”.
SPAK kërkon “vulosjen” nga Gjykata për 8 asetat e para
Pasi OFL i sekuestroi, tani SPAK i kërkon Gjykatës që të vendosë për të bllokuar katër banesa, dy sipërfaqe trualli tokë arë dhe ndërtimi si dhe dy automjete luksoze dhe të blinduara. Këto janë tetë asetet e parë që SPAK konfirmon sekuestron e Operacionit Forca e Ligjit dhe kërkon nga Gjykata t’i bllokoj ato. Pronat janë në qarkun e Shkodrës, përkatësisht banesë tre katëshe në Shkodër në pronësi të Artan Doçit, banesë dy katëshe në pronësi po të Artan Doçit, banesë dy katëshe plus papafinngo në pronësi të Martin Bletës, të dyshuar kryesor si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020.
Dy automjete, Mercedez Benz prodhim viti 2012 dhe BMW e blinduar, po ashtu kërkohet të sekuestrohen nga Gjykata pas sekuestros emergjente që ka vendosur më herët OFL. Automjeti BMW i blinduar është në pronësi të Lulzim Berishës, për të cilën avokati i tij, Detar Hysi tha se e ka mësuar nëpërmjet mediave vendimin e SPAK për të kërkuar sekuestro në gjykatë. “Ende nuk jemi vënë në dijeni të vendimit të SPAK për të kërkuar sekuestro në Gjykatsë. Për çdo veprim do të ndjekim rrugët ligjore. Kërkesën për sekuestro e mësova nëpërmjet medias, kemi dhënë shpjegimet tona pranë OFL-së”.
Pas kësaj kërkesë GJKKO, njohur si Gjykata e Posacme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka 15 ditë kohë për t’u shprehur me vendim nëse kjo masë sekuestro është apo jo sipas ligjeve në fuqi. Policia ka referuar pranë SPAK, 24 subjekte pjesë e Operacionit Forca e Ligjit ndërsa rezultojnë të sekuestruara afro 30 automjete luksoze dhe të blinduara të cilat po i nënshtrohen vlerësimit nga SPAK.
Fusha e zbatimit të aktit normativ ”Anti-KÇK”
Fusha e zbatimit
a)pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
b)pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
c)kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet:
Neni 77
Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër. Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër
Neni 78
Vrasja me paramendim.
Neni 78.a
Vrasja për gjakmarrje
Neni 79
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
Neni 79/a
Vrasja e funksionarëve publikë
Neni 79/b
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit
Neni 79/c
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
Neni 109
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
Neni 110/a
Trafikimi i personave të rritur
Neni 114
Shfrytëzimi i prostitucionit
Neni 117
Pornografia
Neni 128/b
Trafikimi i të miturve
Neni 134/3
Vjedhja me pasoja të rënda
Neni 136
Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit
Neni 138/a
Trafikimi i veprave të artit dhe kultures
Neni 139
Vjedhja me dhunë
Neni 140
Vjedhja me armë
Neni 141
Vjedhja me pasojë vdekjen
Neni 151
Shkatërrimi i pronës me zjarr
Neni 152
Shkatërrimi i pronës me eksploziv
Neni 278/a
Trafikimi i armëve dhe i municionit
Neni 282/a
Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese
Neni 283
Neni 283/a
Trafikimi i narkotikëve
Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike
Neni 284/a
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale