Tmerri që përjetuan dy gazetarët e huaj nga policia maqedonase

 

Gazetarja franceze Julija Druel dhe gazetari holandez Marsel van der Sten kanë qenë të arrestuar ditë më parë në Kumanovë nga ana e policisë maqedonase, bëri të ditur portal “Le Courrier des Balkans".

Ata janë arrestuar dje në ora 14, menjëherë pasi kanë arritur në qytet. Që të dy gazetarët janë dërguar në stacionin e policisë në Kumanovë për shkak të asaj se nuk kanë pasur akreditim të dhënë nga autoritetet e Maqedonisë”.

Pasi janë marrë në bisedë, siç shkruan portal, “një atmosferë tensionuese dhe e çuditshme”, sipas gazetares Julija, policia ka dashur ti detyrojë që të nënshkruajnë deklaratë se nuk kanë respektuar urdhrin që të mos hynë në zonën e ndaluar në Kumanovë.

Sipas gazetares, një urdhër të tillë nuk ka pasur, por se gazetarët e huaj kanë hyrë në hapësirën e kufizuar me ngjyrë të verdhë në prani të një polici i cili ka qenë në detyrë. Duke marrë parasysh atë që kanë pasur me vete pajisje dhe kamerë, ka qenë e qartë se bëhet fjalë për gazetarë të huaj.

Në stacionin e policisë, gazetarët janë vizituar nga përfaqësues të OSBE-së. Ata, gjithashtu kanë qenë në kontakt telefonik me Ambasadat e Francës dhe Holandës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Gazetarët e huaj kanë refuzuar ta nënshkruajnë deklaratën.

Në orën 21 ata janë nxjerrë para gjykatës, por një orë më vonë, janë liruar, pa ngritur kallëzime ndaj tyre.(Express) 

SHKARKO APP