Tmerrohen qytetarët, kamioni merr flakë në ecje në Fier, bllokohet trafiku (Video)

Një kamion ka marrë flakë në ecje sot në Fier. Sipas raportimeve të para nga terreni, kamioni ka qenë duke lëvizur në aksin Fier-Levan kur papritur është mbuluar nga flakët. Rruga është bllokuar plotësisht pasi flakët mund të rrezikonin dhe mjetet e tjera.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” videon e momentit kur zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët. Në video dëgjohen edhe plasje pasi nuk dihet me çfarë ka qenë i ngarkuar kamioni. Flakët e forta dhe zhurmat kanë shkaktuar jo pak frikë tek udhëtarët që kalonin në këtë rrugë.

Ndërkohë raportohet se nuk ka viktima dhe se shoferi ka zbritur menjëherë sapo ka parë flakët. Por trafiku në “Qafën e Koshovicës” është bllokuar dhe lëvizja është e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?