“Tmerrohesha nga ajo që shihja”, mjekja: Gabimi i parë që bëri task-forca në Shqipëri
Në një lidhje direkte nga SHBA, mjekja epidemiologe shqiptare Rubina Muzina foli për situatën e krijuar nga koronavirusi. Mes të tjerash ajo u ndal edhe tek Shqipëria, ku nuk i kurseu kritikat për Task-Forcën.
Sipas mjekes gabimi i parë i task-forcës shqiptare është se bënte matjen e temperaturës. Muzina po ashtu nënvizon se të dhënat e bëra publike deri më tani nuk janë të drejta, pasi nuk janë bërë testime sa duhet. Mjekja këshilloi se duhet të ketë testime më të gjera.
Pjesë nga intervista:
U kap vonë. Këtu filluan testimet shumë vonë. Testet janë shumë të domosdoshme. Task-forca amerikane ka menduar tani, janë dy rrugë të rëndësishme për ta luftuar: kur themi testim, testim, testim, është diskutimi për testimin masiv apo për grupet e dyshuar. Dy janë mënyrat që task-forca amerikane po e bën, në radhë të parë është testimi aty ku ka një numër të lartë epidemie. Ndërsa për pjesën tjetër është testimi serologjik dhe do të tregojë se kush e ka kaluar sëmundjen apo jo. Nëse unë e kuptoj që e kam kaluar sëmundjen atëherë unë jam një kandidat në vijën e parë.
Në SHBA nuk po funksionon izolimi i ashpër ashtu sikur është në disa shtete në Evropë. Në Amerikë, jo, madje na bën habi se përse nuk u bllokua New York?
Janë 350 milion amerikanë, ne jemi në 50 shtet të ndryshme. Çdo shtet ka politikën e vet. Në Teksas ne kemi “rri në shtëpi”, që ti mund të dalësh për të blerë, mund të dalësh edhe në park. Por janë edhe shtete të tjera që nuk e kanë vënë këtë. Kjo ishte edhe një kritikë ndaj Presidentit Trump që duhet të kërkonte q ëtë gjithë shtete të mbylleshin. Por është e pamundur ti mbash 350 milion në shtëpi.
Si sillet epidemia në një vend si SHBA?
Teksasi është i mbyllur. Ne këtu aplikojmë me protokolle. Task-forca këtu është e fuqishme që detyroi edhe Presidentin që në mes të prillit tha se do të hapte vendin. Është një task-forcë e fuqishme që i tregoi edhe presidentit më të madh në botë se çfarë duhet të bëjë. Mesa shikoj në Shqipëri Edi Rama kërkon përgjigje te një ministre që nuk është mjeke, dhe mbetet vetëm task forca. Sepse nuk ke një zë të fuqishëm. Për 30 vjet ne nuk e krijuam një zë profesional aty. Një task forcë që nuk veproi shpejt
Cfarë i qortoni task forcës në Shqipëri? Është apo jo e vërtetë që keni kontaktuar në fillimet e krizës me task forcën në Shqipëri?
Për ne që jemi këtu na mbetet vetëm mediat sociale. Gabimi i parë që task-forca shqiptare bëri, mbase ishte diçka që unë e shihja këtu në Amerikë se rasti i parë që erdhi në SHBA ishte një person nga Kina dhe presidenti ndaloi fluturimet me Kinën. Megjithatë ishin përjashtime. Unë tmerrohesha në fakt në Shqipëri kur shikoja turma të tëra që vinin në Shqipëri. Në përgjithësi Shqipëria testimin e bënte nëpërmjet temperaturës. Nuk është shfajësimin që nuk e dinin, temperatura vjen shumë vonë. Është një sëmundje virusale. E dimë që është një periudhë inkubacioni, ti mat temperaturën dhe është shumë vonë. Në radhë të dytë, ishin në një lloj mënyre dhe vazhduan me protokollet e OBSH.
Te mbetemi te kritika, ne sot kemi 400 të infektuar dhe 22 viktima, na bie të kemi 7.86 viktima për 1 milion banorë dhe krahasuar me vendet e tjera është mirë. Nuk mendosni se mënyra e menaxhimit ka dhënë rezultate pozitive?
Janë ato të dhëna që ju shikoni , ku është kurba shqiptare? Më pëlqeu shumë një daljë i ri nga Zvicra dhe e suprtoj mendimin tij, ku është kurba shqiptare. Janë ato të dhëna që ne shikojmë? Nëse ti nuk teston, ne nuk mund të dimë si është strategjia. Pa një testim më të gjerë.
Testim më të gjerë që asnjë vend nuk po e bën?
Ne kur flaim nuk po themi testim të gjithë popullsisë. E pashë dje edhe intervistën me profesorin shumë e drejtë. Me çfarë protokolli të OBSH ata veprojnë? Nëse shkon vetëm te ata që janë simptomatikë, nëse nuk zgjeron rrethin e kontaktit ti nuk do e gjesh atë. Nëse nuk bën testime, nuk gjen raste dhe nëse nuk gjen raste të dhënat e kurbës nuk i ke drejta.
Janë testuar në 24 orët e fundit 236 persona, në rast se në fillim numri i testimeve ishte i ulët, sot është rritur mjat, pra kemi 236 tetsime për vetëm 17 raste të reja. Pra shohim që kemi një raport të ulët të rasteve pozitive. Në total kemi 2989 testime për 400 raste pozitive. Nuk janë raporte korrekte këto?
Nuk mendoj se janë raporte korrekte për arsyen e thjeshtë që cfarë shihni ju janë të dhënave të 2 javëve më përpara. Distancimi social që Shqipëria bëri se nuk kishte zgjidhje tjetër por bashkë me të shkon testimi. Ne e dimë se si është epidemiologjia. Taks forca duhet të ketë një numër shumë më të madh.
Sa duhet të jetë raporti i rasteve pozitive me ato të kryera?
Kur ti shkon ën një qendër epidemi në këtë rast Shkodrën, ti duhet të bësh testime sa persona kontakt ke. Ne këtu grupi epidemiologjik ka shkuar deri aty, “ku ke shkuar sot për të bërë blerje”. Shkojnë më gjatë se unë takova Endrin dhe Endri takoi një shokun e vet.