Tmerr:Për një lagie me ujë një 19 vjeçar vritet dhe 4 të plagosur

 

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një sherri me thika mes të rinjve të regjistruar pasditen e se merkures (15 korrik) në një pishinë në Vorë.

Mësohet së viktima është 19-vjeçari, Klevis Disha nga Nikla e Krujës dhe se ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra nga arma e ftohtë. Të plagosur mbeten vëllai i tij, Lorenc Disha, djali i xhaxhait G.Disha, 23 vjeçari M. Kupa dhe K. Doku.

Konflikti midis te rinjve nisi për shkak se njeri pre tyre u lag me ujë pishene nga nje djale i grupit tjeter te te rinjve qe kishin zgjedhur pishinen ka përfunduar tragjikisht për një 19-vjeçar nga Nikla e Fushë-Krujës. Policia tha se të rinjtë fillimisht janë konfliktuar mes njeri-tjetrit për “ujin e pishinës”. Ndërsa më pas një prej grupeve është përpjekur të mbyllë konfliktin e nisur, teksa më vonë ka degraduar në përplasje me thika. Pas këtij konflikti, burime nga policia thanë se të rinjtë janë konfliktuar sërisht me njëri-tjetrin, ku shkak këtë herë ka qenë një femër.

Ende nuk ka të dhëna për autorin e krimit dhe motivet, ndërsa policia po merr në pyetje pronarët e pishinës dhe të plagosurit që ndodhen në spital. Paraprakisht dyshohet se ai që ka qëlluar me thikë është një person i vetëm. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna për identitetin e tij dhe motivet.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambienteve përreth pishinës për të hedhur me shumë drite mbi këtë ngjarje.

Dëshmia
Mësohet se në pyetje janë marrë edhe katër të plagosurit të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia thanë se një prej të plagosurve ka thënë se kanë qenë duke u larë kur një prej grupit tjetër i ka laguar ata me ujin e pishinës.

“Ne ishim duke u larë në pishinë kur një prej tyre na ka hedhur ujë. Nuk di nëse ka qenë e qëllimshme apo ka qenë diçka që të na ngacmonte”, ka thënë i riu. Ndërsa më tej, i pyetur nëse kishin njohje me personat e tjerë, djali ka pohuar se “Nuk njihnim asnjë prej tyre”. Ende nuk nuk ka të dhëna se kush është edhe autori i krimit, teksa dyshohet se ai që ka qëlluar me thikë është një person i vetëm.(SH.com)

SHKARKO APP