Tmerruan Shkodrën me të shtëna armësh, arrestohen dy të rinjtë
Janë arrestuar dy të rinjë të cilët kanë qëlluan me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët e zones një natë më parë në Shkodër.
Në prangat e policisë ranë shtetasit, L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.
Ndërsa u janë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdor Policia.
Arma e zjarrit kallashnikov ishte fshehur prej tyre në një livadh në afërsi të lumit Drin.
Ndërsa në banesën e shtetasit K. G, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.
Po ashtu nga kontrollet në banesën e shtetasit L. A., u gjetën një palë pranga dhe një shkop gome si ai i përdorur nga punonjësit e rendit.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Shkodër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi në kohë reale i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht: L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.
Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.