Tmerruan shoferët në Vlorë, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Vlorës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy persona.

Dy shtetasit dyshoheshin se vidhnin pasqyra automjetesh, dhe kjo ishte një vepër e përsëritur nga ata.

Policia Vlorë/ Finalizohet operacioni i koduar ‘Mirror’

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka arrestuar 2 shtetas, pasi dyshohet se vidhnin pasqyrat e automjeteve në qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për hetimin e krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vjedhjen e pasqyrave të mjeteve të markës ‘Mercedes’, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve D. S., dhe R. H., (24 dhe 38 vjeç) me banim në Vlorë, të cilët dyshohen se ditën e djeshme në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë kanë vjedhur pasqyrat e një automjeti Mercedes, në pronësi të shtetasit A. L., duke i shkaktuar dëmin prej 15.000 lekë të rinj.

Nga hetimet e kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 28.02.2020, në lagjen ‘Isa Boletini’, Vlorë dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të kenë vjedhur pasqyrat e automjeteve Mercedes në pronësi të shtetasve D. H., Dh. A., A. L., dhe O. H.

Gjithashtu, më datë 08.02.2020, në lagjen ‘Pavarësia 3’ dyshohet të kenë vjedhur pasqyrat e Mercedesit në pronësi të shtetasit Y. G., (dëmi 12.000 lekë).

Dëmi i shkaktuar i 5 automjeteve në total arrin vlerën prej 127.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?