Toka e Kishës në “Don Bosko” jepet për pallate, shqetësohet Vatikani

 

Konflikti për pronësinë e një sipërfaqe toke në Qendrën Sociale “Don Bosko” mund të sjellë një acarim midis marradhënieve të Vatikanit dhe shtetit shqiptar.

Siç raporton shqiptarja.com AKKP i ka dhënë të drejtën e pronësisë familjes Petrela të truallit që gjendet në mjediset e kësaj qendre.

Vendimi i dhënë në shkurt të këtij viti i kthen familjes Petrela 14 mijë metra katrorë.

Një pjesë e kësaj sipërfaqe është e qendrës “Don Bosko”.

Në të është ndërtuar edhe “Kisha e Zonjës Ndihmëtare”.

Kisha i ka përcjellë një letër ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, kryeministrit Rama dhe presidentit Nishani për shqetësimin e tyre.

Sipas shqiptarja.com ky truall është i destinuar për t’u ndërtuar pallate.

SHKARKO APP