Toka e sekuestruar në Himarë, ish-deputeti i PS pyetet sërish në SPAK

Bashkëshorti i ish-ministres, Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur sërish në SPAK.

Ish-deputeti i PS pasi ka dalë nga godina, nuk ka pranuar të flasë për mediat. Kjo është paraqitja e dytë e Gaçit pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

SPAK po heton pasi ka dyshime se Jorgo Goro në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në të dy rastet, me përfitues fundor të truallit biznesmenin Artan Gaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?