Toka në qendrën PAK do shitej për pallate, do nxjerrin fëmijët e sëmurë në rrugë për përfitime personale
Pas skandalit me qendrën e personave me aftësi të kufizuara në Vlorë, ku shërbeheshin ushqime të skaduara, Prokuroria e Vlorës bën me dije se ka nisur hetimin për qendrën PAK. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxori në pah skandalin në lidhje me pronësinë e qendrës PAK në Vlorë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, dyshohet se në heshtje po përgatitej tjetërsimi i pronës dhe fëmijët të largoheshin nga ky vend për tu ndërtuar më pas objekte disa katëshe. Duket se kapja në kohë e kësaj situatë mund ta shpëtojë institucionin nga ata që dua të nxjerrin në rrugë fëmijët e sëmurë për përfitime personale.
Drejtuesit e Qendrës PAK në heshtje dyshohet se kishin përgatitur tjetërsimin e pronës, duke bërë që fëmijët t’i nxirrnin fillikat në rrugë, duke i çelur dritën jeshile një projekti për të ndërtuar komplekse disa katëshe në këtë truall.
Procedimi penal i bazuar në raportin e KLSH, ka bërë që të sekuestrohen një sërë dokumentesh duke nisur që nga plani i rikonstruksionit të objektit, i cili sipas raportit paraqet problematikë edhe pse i rikonstruktuar dhe deri te mos regjistrimi i pronës si aset i Bashkisë Vlorë.
KOHA JONË SONDAZH

