Tokat e bukës i ka mbuluar bari, braktiset bujqësia në Mat

Tokat e bukës i ka mbuluar bari. Në Komsi të Matit, Fushat ku ndër vite është kultivuar misër e grurë sot janë djerrë.

Banor: “Bujqësia është në nivele shumë të ulta.”

Banorët thonë kostot janë më të larta se fitimet kur korrin prodhimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mekanika e kushtueshme, farërat jo cilësore dhe mungesa ujit janë arsye të tjera

Swiss Digital Mobile Reklama

Banore: “Punimet janë shkuar shtrenjtë dhe ne nuk i përballojmë. Nuk ka ujë vaditës, ka mbaruar ara kur vjen uji. Vetëm mundohemi kot, se nuk kemi asnjë lek.”

Në Batër të Madhe, të rinjtë janë larguar. Në fshat  kanë mbetur vetëm të moshuarit dhe fëmijët të pamundur për punët e rënda të bujqësisë.

Banor: “Rinia është larguar jashtë. Kanë mbetur vetëm pleq e plaka. Nuk ka kush ti punojë. Misri kërkon shumë shërbime, gruri gjithashtu, autokombanja ka çmime shumë të larta. Se çfarë do të bëhet nuk e dimë.”

Në këto kushte banorët e zonës janë përqëndruar tek blegtoria. Mbajnë lopë e dele sa për ekonominë e vogël shtëpiake duke i lënë fushat të pambjella.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?