Tom Doshi, Braçes:“Përse s’flet ti ore legen!”

 

Sikur të mos mjaftonte sherri që pati me Tom Doshin, deputeti socialist Erion Braçe kishte mbetur krejt i vetëm në seancën e sotme në Kuvend. Kolegët e tij të mazhorancës e kishin braktisur sallën, edhe pse në rënd të ditës ishin çështje të rëndësishme, si për shembull koncensioni për skanimin doganor. Më herët gjatë seancës, Braçen e ofendoi deputeti i Tom Doshi. “Përse s’flet ti ore legen”- i tha Doshi- Braçes shkruan portali i Shkullakut. 

Braçe nuk ka bere fjale por eshte ulur ne vendin e tij, duke shikuar here pas here nese mund te ngrihet deputeti Doshi e ti vije pak me afer, siç vijne malesoret e Shkodres.

Nderkohe pak me vone deputeti Doshi ka reaguar per nje video te tij qe qarkulluar ne mediat e ndryshme. Ai e ka konsideruar këtë nxjerrjen e një “sekreti hetimor”.

“Unë s’jam në dijeni se isha në parlament, po prokuroria nuk ka bërë mirë që ua ka dhënë medieve sepse është sekret hetimi, megjithatë s’është se më prishët ndonjë gjë. Shqiptarët ta shohin të vërtetën se si ka qenë ballafaqimi mes meje dhe Durim Bamit”, – është shprehur Tom Doshi.

Doshi i qëndron idesë se ndaj Bamit është ushtruar presion për të dhënë dëshmi kundër tij.

“Çdo shqiptar mund ta shohë se sa ngarkesë ka nga ana psikologjike, sa presion është bërë në dhomat e izolimit. Domethënë sado që ai ka dijeni që është nën përgjim të kamerave prapë se para ajo shfaqet. Ai aty e tregon shumë të qartë kërcënimin që është bërë për fëmijët që i kishte jashtë. Frika që ai ka është që unë i them shko me shku në spital të burgut dhe ai ka frike se mos e vrasin me ilaçe apo me ampula apo ça të them unë ty që mund ti bëhen si i sëmurë që është. Ka edhe raste të tjera që ai shfaq me shenja që për njerëzit që i kan shku te familja e tij ku ndodhet jashtë, për njeriun që i ka shku në dhomat e izolimit, që i ka shkuar me kapuç. Të gjitha këto domethënë shqiptarët mund t’i shohin”, – shprehet Doshi.

SHKARKO APP