Tom Doshi fiton përfundimisht ndaj ambasadores amerikane Kim. KQZ e regjistron si kandidat per deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot dokumentet e Partisë Social Demokrate për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.
Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i këtij komisioni, Ilirian Celbashi tha se “të gjitha ato që kërkohen në dokumentacion janë në përputhje me ligjin. S’ka kusht që ndalon kandidimin e Tom Doshit, s’kemi shkelje”.
Çështja e Tom Doshit u kthye në një përplasje të fortë mes qeverisë “Rama” dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim kërkoi që KQZ të ndalonte kandidimin e tij për shkak se është shpallur non grata nga SHBA.
Ambasadorja Kim ka folur gjatë muajve të fundit për vendosjen e kandidatëve të pastër penalisht në zgjedhjet e 25 prillit. .
Në datën 9 shkurt, ambasadorja e SHBA deklaroi se autoritetet shqiptare që përgatisin zgjedhjet duhet të kujtojnë vendimin e DASH për shpalljen e personave non grata nga Shqipëri. Këtë mesazh ambasadorja Yuri Kim e shoqëroi me vendimin e 16 Prillit 2018 kur sekretarit amerikan i shtetit publikisht i ndaloi Tom Doshit hyrjen në SHBA.
Përfundimisht Tom Doshi mposhti ambasadoren amerikane Kim. Dhe më hapur nuk ka se si bëhet, pasi shumica e anëtarëve në KQZ janë përfaqësues të PS.
KOHA JONË SONDAZH

