Tom Doshi :Grupi hetimor të therrasë Ministrin e Brendshem dhe Kryeprokurorin e Republikes

 
Duket se po nxehet prape loja ne kampin roze. Deputeti socialist i Shkodrës Tom Doshi kërkon ballafaqim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe marrjen në pyetje të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kërkesën e kanë bërë sot avokatët e tij mbrojtës gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Lartë. Ata thonë se Saimir Tahiri ka deklaruar ndryshe publikisht dhe ndryshe para prokurorëve.
 
“Ka dhënë qëndrime të ndryshme në pyetjen e tij si dëshmitar para prokurorëve, ndaj e mendojmë si një veprim normal ballafaqimin për sqarimin e fakteve”,­ tha avokati.
 
Gjithashtu avokatët e Doshit kanë kërkuar edhe ripyetjen e një pjese të mirë të personave që janë pyetur, numër të madh ballafaqimesh, të merren njëkohësisht edhe disa prova të tjera.
 
“ Kemi kërkuar ballafaqime, si dhe marrjen e disa provave të tjera, nëpërmjet letër porosisë nga Gjermania. I kërkohet në Shqipëri disa peronave të vetëdorëzojnë tabulatet telefonikë. Kërkesa është paraqitur në Gjykatën e Lartë në maj të këtij viti, dhe gjykata duhet të kishte shqyrtuar menjëherë”, tha avokati i Doshit.
Keto dite deputeti eshte ne sulm total kunder Ilir Metes, porse sot ka hapur edhe duelin me Saimir Tahirin dhe Adriatik Llallen.

SHKARKO APP